Goli i sulmuesit të Shqipërisë më i bukuri në kualifikimet e Euro 2024

23:30 | 19 Qershor 2023
Orgesa Haziri

UEFA ka zgjedhur golin më bukur në kuadër të raundit të tretë në fazën e grupeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Dhe, çmimin për golin më të mirë e fitoi reprezentuesi shqiptar, Jasir Asani.

Goli i Asanit ndaj Moldavisë është zgjedhur si më i miri, pasi sulmuesi shqiptar shënoi një gol mjaft të bukur nga largësia në fitoren 2:0 të Kombëtares së Shqipërisë.


Ndërkohë goli i Elmas për Maqedoninë e Veriut është renditur i dyti, i Leon Ranos për Armeninë i treti dhe në fund ai i Bernardo Silvas për Portugalinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme