Goli i realizuar ndaj Holandës ishte me rëndësi të madhe për Giroud

09:28 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Franca ka mposhtur mbrëmë Holandën me rezultatin 2:1, për fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golat për francezet erdhën nga Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud, kurse për holandezët ishte Ryan Babel ai që realizoi.

Goli i Giroud ishte goli që i siguroi fitoren “gjelave”, mirëpo duket se ky gol ka pasur rëndësi më të madhe se tre pikëshi.

Me këtë gol Giroud ka “thyer mallkimin” dhe më në fund ka realizuar gol me kombëtaren pas  11 ndeshjeve.

Gjithashtu,me këtë gol, sulmuesi i Chelsea kaloi Zidane në listën e top realizatorëve të  Francës, për të kaluar në pozitën e katërt me 32 gola.

Shpresojmë që ky gol ti ketë rikthyer vetëbesimin sulmuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme