Ishte një garë e fortë, por goli me kokë nga Shkodran Mustafi në derbin e Londrës Veriore kryeson në sondazhin e muajit nëntor “Goli i Muajit”.
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë realizoi golin e epërsisë në derbin ndaj Tottenham Hotspurit duke u ngritur lartë te zona e rreptësisë për të realizuar gol me kokë, shkruan portali arbresh.info.
Goli nga Mustafi ka marrë 39 për qind të votave në uebfaqen zyrtare të Arsenalit.
Futbollisti shqiptar është i ndjekur nga superylli Alexandre Lacazette që 38 për qind të votave pas golit të tij ndaj skuadrës së Florent Hadergjonajt, Huddersfieldit.
Goli nga Olivier Giroud në fund të ndeshjes kundër “Terriers” është në pozitën e tretë./arbresh.info/
Rezultati i plotë:
Goli i realizuar nga Shkodran Mustafi:
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision