Goli i Mbappes e dërgon Parisin në finale të kupës së Francës

23:05 | 3 Prill 2024
D.H

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Rennes në gjysmëfinale të Kupës së Francës.

Goli i vetëm u shënua nga Kylian Mbappe në minutën e 40-të.

Tre minuta më herët sulmuesi francez humbi penalltinë, mirëpo ka arritur të përmirsojë vetën pas golit të shënuar.

Me këtë fitore parisienët sigurojnë finalen e kupës aty ku po i pret Lyoni./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme