Ermir Lenjani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me fanellën e Sionit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ditë më parë ka shënuar golin më të shpejtë në histori të futbollit zviceran.
Kamenicasi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë ndaj Luzernit vetëm pas 10 sekondave lojë.
Fillimisht u mendua se Lenjani ka barazuar rekordin e Moussa Konate, por tanimë dilemat janë hequr në Zvicër.
Teleclub ka bashkuar dy videot e golave ku shihet se Lenjani ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë për 9.93 sekondave, ndërsa Konate pas 10.24 sekondave.
Rastësia është që të dy lojtarët kanë shënuar gola me fanellën e Sionit dhe tani klubi zviceran mund të krenohet për dy golat më të shpejtë në histori të futbollit në shtetin helvetik. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...