Google ADS

Goli i karrierës

20:42 | 11 Mars 2018
Arbresh.info

Sioni ka fituar në shtëpi ndaj Thunit me rezultat të thellë 7-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Zvicrës. 

Sioni i është kthyer fitoreve pas tri ndeshjeve, pikërisht në një ndeshje shumë të vlefshme ndaj një rivali direkt për mbijetesë.

Skuadra e Maurizio Jacobacci e ka dominuar gjithë takimin duke shënuar tri gola në pjesë të parë dhe katër tjera në pjesën e dytë në fitoren e thellë 7-2.

Padyshim goli më i bukur i kësaj ndeshje ishte ai i reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.

Anësori shqiptar shënoi një supergol në minutën e 47-të duke quar rezultatin në 4-1.

Goli i Lenjanit erdhi nga një pozitë jo e volitshme duke befasuar kështu portierin e Thunit, por edhe shumë e shumë të tjerë, pasi është gol që shihet rrallë.

Në këtë ndeshje për vendasit e Sionit shënoi edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami (69′), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Sioni i rrit shpresat për mbijetesë në Superligën e Zvicrës, ndërsa në javën e ardhshme udhëton te Baseli.

https://www.facebook.com/teleclubsports/videos/1836184423119711/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme