Goli i jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror nga një kënd i ri

15:17 | 19 Qershor 2018
Arbresh Info

Kolumbia nuk ka nisur në formë perfekte takimin e tyre të parë në Kampionatin Botëror 2018.

Skuadra nga Amerika e Jugut pësoi një gol vetëm pas gjashtë minutave në ndeshjen kundër Japonisë që është duke u zhvilluar në kuadër të Grupit H, shkruan portali arbresh.info.

Carlos Sanchez preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë dhe për këtë u ndëshkua me karton të kuq duke i dhuruar një shans të artë nga pika e bardhë sulmuesit Shinji Kagawa për të dërguar Japoninë në epërsi dhe ylli i Borussia Dortmundit vendosi topin në rrjetën e kundërshtarit me goditjen e tij nga penaltia.

Por, skuadra e Kolumbisë nuk dorëzua dhe për këtë u shpërblye në minutën e 39′ kur Juan Quintero shënoi një gol gjeniale nga gjuajta e lirë.

Ai me një mençuri të jashtëzakonshme dërgoi topin poshtë murit duke i kaluar lojtarët dhe më pas edhe linjën e golit.

Portieri i Japonisë e kundërshtoi këtë, por teknologjia e linjës së golit thotë ndryshe./arbresh.info/

Shikoni supergolin nga një kënd tjetër:

https://twitter.com/WorIdCupUpdates/status/1009054802201010178

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme