Google ADS

Goli i Gakpos po vendos derbin pas pjesës së parë

17:52 | 1 Dhjetor 2024
D.H

Liverpooli ka shkuar me epërsi minimale 1-0 në pushimin e pjesës së parë, në sfidën derbi ndaj Manchester Cityt.

Sfidë kjo e cila po zhvillohet në kuadër të xhiros së 13-të në Premier League, shkruan Arbresh.info.

Përkundër dominimit të plotë të Liverpoolit, në këtë pjesë është shënuar vetëm një gol nga “The Reds”.

Realizator ishte Cody Gakpo i cili shënoi në minutën e 12-të pas një topi të mirë të marrë nga Mohamed Salah.

Gjatë pjesës së parë, City nuk pati asnjë goditje në portë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme