Ajaxi ka krijuar një epërsi të thellë ndaj Chelseas mbrëmjen e sotme (e martë).
Kampioni i Holandës ka gjetur tri herë portën pas vetëm 35 minutave lojë në stadiumin Stamford Bridge kundër “Bluve” nën udhëheqjen e Frank Lampard, shkruan portali arbresh.info.
Pas autogolit nga Tammy Abraham në minutën e 2′, Ziyech asistoi për Quincy Promes në golin e dytë të skuadrës së tij para se të shënojë një gol sensacional për 3 me 1 në minutën e 35′ të ndeshjes në Londër.
Nga një gjuajtje e lirë e vendosur shumë afër pikës së rivënies këndore, sulmuesi gjetu portën e Kepa Arrizabalagas në një formë të çuditshme.
Derisa të gjithë ishin në pritje për krosim, Hakim Ziyech shënoi bukur për 1 me 3 duke dërguar topin në qoshen djathtë të portës./arbresh.info/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...