Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur ndërsa fitore ka shënuar edhe Houston Rockets.
Basketbollistët e New York Pelicans ishin më të mirë në fushë se “Luftëtarët” duke i mposhtur 119-110.
Kjo ka bërë që njujorkezët të jetë dy fitore larg gjysmëfinales së serisë së ‘play-off’, ku kanë dy triumfe kundrejt një humbje.
Anthony Davis ishte basketbollisti më efikas te pelikanët ka arritur të bëjë ‘double-double’ duke shënuar 33 pikë dhe 18 kërcime ndërsa Jrue Holiday shtoi 18 sosh.
Te Golden State më të mirët në parket ishin Klay Thompson me 26 pikë, Kevin Durant shtoi 22 ndërsa Stephen Curry realizoi vetëm 19 sosh.
Në anën tjetër, Rockets shënuan fitoren e dytë në çerekfinale e serisë së “play-off” kundrejt një humbje që kanë kundër Utah Jazz.
Raketat triumfuan kësaj radhe me rezultat 113-92, në saje të një paraqitje fantastike të James Hardenit dhe Eric Gordonit, të cilën realizuan secili nga 25 pikë.
Royce O’Neale te Jazz ishte më efikas me 17 pikë, por që nuk mjaftuar për të shmangur humbjen e radhës së skaudrës.
Ndryshe, Warriors dhe Pelicans do të takohen gjatë ditës së nesërme ashtu sikurse edhe Rockets dhe Jazz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OsYIYtl8HYo
https://www.youtube.com/watch?v=HOrrjg6xLFA
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...