Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në tri takimet gjysmëfinale ishin më të mirë se prishtinasit. Sfidën e parë e fituan 73:48, ndërsa të dytën 79:70.
Jan Palokaj shënoi pikët e para për vendasit, por mysafirët kundërpërgjigjen me një seri prej 0:11. Më pas kryeqytetasit u këndellen paksa, ku çereku i parë përfundon 11:18.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku me tetë pikë radhazi kaluan në epërsi prej 15 pikësh, 11:26, por dalëngadalë prishtinasit ngushtojnë shifrat, duke shkuar në pushim me rezultat 28:35.
Kampionët ishin të pamëshirshëm në periodën e tretë, ku ngritën epërsi deri në 21 pikë, 33:54, dhe faktikisht siguruan fitoren në këtë pjesë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 39:60.
Në dhjetë minutat e fundit Ylli kontrolloi lojën dhe pavarësisht tri shënimeve për tri pikë nga Muhamedali Janjeva, fituesi nuk u vë në diskutim, ku Golden Eagle Ylli në fund triumfoi 56:75.
Te Prishtina, Jenjava shënoi 13 pikë, ndërsa Jetmir Zeqiri 11, kurse te Ylli u dalluan Chris Harris me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Dajuan Graf me 15 pikë.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...