Vushtrria, Gjilani dhe Llapin morën fitore si mysafir, derisa Drita, Ballkani e Flamurtari triumfuan para tifozëve të vet.
Pas javës së katërt ka pasur ndryshime edhe në listën e golashënuesve, pasi që katër futbollistë ndajnë pozitën e parë
Blend Baftiu i Ballkanit, Tomislav Busic i Gjilanit dhe dyshja e Trepçës ’89, Arb Manaj dhe Ardian Muja ndajnë pozitën e parë me nga tre gola të shënuar.
Ndërkohë pas tyre janë plot nëntë futbollistë që kanë realizuar nga dy gola këtë edicion.
Izair Emini, Betim Haxhimusa dhe Xhevdet Shabani nga Drita, Fjoart Jonuzi e Gerhard Progni nga Gjilani, Jasmin Raboshta nga Vushtrria, Kastriot Rexha nga Feronikeli, Enis Zabërgja nga Llapi dhe Van-Dave Harmon nga Drenica.