Feronikeli ’74 ka pësuar humbje ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Trajneri i Feronikelit pas ndeshjes ka bërë deklarata të forta pas kësaj ndeshjes duke kritikuar fillimisht Llapin e pastaj edhe gjyqtarët.
“Për mua sot ka qenë pasqyra më e mira e mundshme për të parë se si mund të bëhet njeriu kampion me të gjitha mënyrat, por jo me futboll. Nuk po luajmë vetëm ndaj ekipit kundërshtar, por edhe ndaj referëve. Nuk i frikësohemi askujt. E vetmja frikë që kemi janë referët. Për skenat që u bënë në fushë e patë edhe vet, nuk është problemi i imi, është problem i Llapit si e organizon lojën. Por, ky është një skandal për mua”, tha Shefki Kuqi.
Feronikeli është në vendin e tetë me 34 pikë një më pak se Gjilani ku po luftojnë për ikje nga barazhi./Arbresh.info/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...