Kosovare Asllani është konfirmuar tashmë si “galaktijka” e parë e CD Tacon/Real Madrid menjëherë pas konfirmimit se ata do të jenë skuadra e parë e femrave të Real Madridit në vitin 2020.
Asllani ka qenë njëra nga lojtaret më të mira gjatë Kupës së Botës në kompeticionin e femrave këtë verë duke i ndihmuar Suedisë të siguroj medaljen e bronztë në Francë, shkruan portali arbresh.info.
Në lajmin për transferimin e Kosovares në Real Madrid, uebfaqja e famshme sportive Goal shkruan se Asllani ka vendosur emrin e saj në histori të ‘Los Blancos’.
“Kosovare Asllani ka shkruar historinë si nënshkrimi i parë i skuadrës së femrave të Real Madridi”, shkruan portali i njohur ndërkombëtarisht në lajmin ku njoftohet për lëvizjen e saj.
Reprezentuesja e Suedisë u largua nga Linkoping të hënën pasi ra dakord për të ndërprerë kontratën e saj fillimisht para se të prezantohej si “galaktikja” e parë./arbresh.info/
https://twitter.com/GoalNews/status/1151859830652645378
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj