Goal.com përmes një shkrimi në faqen e saj jep të gjitha arsyet se pse Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me ekipin e tij të ri, Liverpool, në udhëtimin e 6 nëntorit në Beograd ndaj Crvena Zvezdas, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve.
Xherdan Shaqiri bashkë me Taulant Xhakën ishin në qendër të polemikave gjatë Kupës së Botës së kësaj vere, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në dy golat që shënuan ndaj Serbisë.
Festim ky i cili u interpretua si një veprim provokim politik nga ana e serbëve, përcjell TCH.
Shaqiri ka lindur në Kosovë, një shtet që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, megjithëse kjo e fundit nuk e njeh. Për këtë arsye, festimi i Shaqirit kishte pasoja politike të diskutueshme, jashtë fushe.
Megjithatë, Liverpooli mund të tregojë kujdes dhe të vendosë kundër grumbullimit të tij në skuadrën që do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi tensioni politik dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jenë shumë të diskutueshme.
Drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.
“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë”, ka thënë fillimisht tha Terzic për gazetën serbe Kurir.
“Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë”, përfundoi ai.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale