Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës dhe “shuarjes” së ëndrrës së “dardanëve” për kualifikimin në Europian.
Ndërsa më tej, Gliha deklaroi se Edon Zhegrova nuk do që të luajë me Kosovën, ndaj sipas teknikut nuk është me ta, jo sepse nuk e lejon klubi.
“Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit ajo më tha që kush duhet të luajë dhe ai që tha ajo bëri goli, ajo më sugjeroi. Gjithë të mirat për Qeqën, por është e rrezikshme. Unë pranoj këshilla nga çdokush në Kosovë edhe nga taksistët nga kushdo. Mentaliteti është ajo që është më e rëndësishmja”, ka theksuar Gliha.
“Luajmë pa Rrahmanin, Rrashicën dhe Muriqin. Ne ndryshuam shumë lojtarë, por sot nuk ishte e gjithë skuadra. Zhegrova për shembull pati thënë që vjen për çdo ndeshje dhe nuk erdhi se nuk donte të vinte. E ftova dy herë, e ftova dhe me Andorën, e ftova dhe me 10 nëntor dhe nuk erdhi, por ai tha se klubi nuk e lejon, e vërteta është se ai nuk erdhi se nuk dëshiron të vijë”. /SS
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...