Selektori i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjeve të muajit shtator ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” dhe më pas ndaj Rumanisë si mysafirë.
Gliha theksoi se lojtarët Dardanë duhet të jenë të gatshëm për këto ndeshje, shkruan arbresh.info.
“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë” ka thënë Selektori i Kosovës.
Gliha ka folur edhe për largimin e Arbnor Mujës nga Kombëtarja dhe tanimë do ta përfaqësoj Kombëtares e Shqipërisë.
Lexo edhe
Selektori ka folur edhe për ftesat e reja tek kombëtarja.
“Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë q kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë. Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën”. /arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare