Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Zvicrës më 9 shtator, kurse pas tre ditësh do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë, shkruan Gazeta Express.
Në prag të ndeshjes ndaj “Helvetikëve”, në konferencë për media u paraqit sot përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha.
Trajneri slloven deklaroi: “Nëse dëshiron të kesh sukses, duhet të jeni në gjendje të punoni nën presion. Duhet ta përballoni presionin. Nëse dëshironi të gjeni alibi për ndonjë dështim, mund ta merrni presionin si alibi. Mbase ju kujtohet ndeshja në Greqi, unë para lojës kam thënë se kemi ardh për fitore. Morëm një pikë, por mund të fitonim. Në futboll duhet të niseni gjithmonë për të marrë maksiumin duke u bazuar në mendimet pozitive.
Rreth mundësisë për befasi në formacion, duke luajtur me Albion Rrahmanin ose Meriton Korenciës, Gliha tha: “Ata janë të ri, por janë të mirë dhe kjo është e rëndëishme. Duhet ta dim faktin se përgjegjësia është shumë e madhe për ta në një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë si Zvicra. Të shohim cilat do të jenë vendimet, kemi disa probleme me lëndime. Nuk mund të flasë më shumë. Por, mund të them se do të jetë e vështirë për të gjithë ata që do të luajnë”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...