Selektori i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka folur në konference për media para ndeshjes ndaj Andorrës.
Kosova do të jetë mysafir të Andorrës të enjten më fillim nga ora 20:45, ndeshje e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, shkruan Arbresh.info.
Gliha e ka cilësuar Andorrën si ekip i vështire dhe se kanë një mentalitet të fortë.
“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim”
“Dardanët” matematikisht nuk kanë gjasa për ndonjë kualifikim për kampionatin evropian, pasiqë gjenden të parafundit në tabelën e grupin C, me vetëm katër pikë . /Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...