Google ADS

Gjysmëmaratona e Prishtinës mbahet më 14 maj, ja kur fillojnë regjistrimet (VIDEO)

11:56 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Federata Atletike e Kosovës ka bërë të ditura sot detajet e organizimit të gjysmëmaratonës që do të mbahet në Prishtinë më 14 maj të këtij viti.

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës është shprehur i kënaqur që Federata ka arritur të organizoj këtë gjysmëmaratonë për herë të 17’të, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi bërë organizimin ku secili do t’i ketë detyrat e veta që të shkoj mirë gjithçka. Gara mbahet më 14 maj në Prishtinë”, tha Sylejmani.

Afërdita Fazlija nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se qëllimi është që kjo gjysmëmaratonë të shndërrohet në një maratonë së shpejti.

“Federatës së atletikës t’i krijojmë kushtet sa i përket pjesës së infrastrukturës që gjysmëmaratonën ta shndërrojmë në maratonë. Me rritjen e gjysmë maratonës ne në të ardhmen do të jemi vetëm pjesë mbështetëse e saj”, ka thënë Fazlija.

Besart Vllahinja, drejtor për Kulturë dhe Sport në Komunën e Prishtinës u shpreh se kryeqyteti ndihet i nderuar që është vend i organizimit të kësaj gjysmëmaratone me karakter ndërkombëtar.

Regjistrimi për të marrë pjesë në gjysmëmaratonën e Prishtinës fillon nga 6 maj deri më 13 maj nga ora 09:00 deri në ora 18:00.

Këtë vit është dyfishuar numri i vullnetarëve pasi ka ndryshuar edhe struktura e rrugëve./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1405320546199700/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme