Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit mund të shikohet vetëm nga disa tifozë të caktuar

23:46 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në Itali tashmë është bërë e ditur se coronavirusi ka arritur edhe tek ta, andaj ndeshjet në Serie A e garat e ndryshme në vend, po zhvillohen pa tifozë.

Federata e Futbollit të Italisë ditë më parë ka marrë vendim që përballjet të zhvillohen pa prezencën e tifozëve shkaku i përhapjes së virusit që ka origjinë nga Kina.

Disa ndeshje në Itali janë anuluar, kurse disa të tjera janë luajtur pa tifozë, si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Zonat si Lombardia, Veneto e Emilia-Romagna janë zonat më të prekura nga ky virus, dhe për tifozët që vijnë nga kjo zonë, dyert e ndeshjes Juventus – Milan do të jenë të mbyllura. Ky lajm është konfirmuar edhe nga agjencia e lajmeve Ansa.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave, e luajtur në ‘San Siro’, kishte përfunduar me rezultatin 1:1, dhe gjithçka do të vendoset në ‘Allianz Juventus Stadium’.

Juventus dhe Milan do të përballen të mërkurën e 4 marsit, për të siguruar një biletë në finalen e Kupës së Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme