Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka bërë delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e kthimit në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Padyshim sfida kryesore do të jetë në “Etihad Stadium” me Manchester Cityn dhe Real Madridin që e zhvillojnë aktin e dytë të mërkurën nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.
Sfidën kthyese në Angli do ta drejtojë treshja polake me në krye Szymon Marciniak. Ai do të ndihmohet edhe nga Pawel Sokolnicki dhe Tomsz Listkiewicz.
Szymon Marciniak ishte gjyqtar kryesor edhe në finalen e Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Francës që u mbajt në Katar në fund të vitit të kaluar.
Kujtojmë se ndeshja e parë në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt u mbyll 1:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj