Google ADS

Gjyqtari kosovar delegohet për ndeshjes mes Leipzig dhe Manchester Cityt

11:08 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Gjyqtari kosovar, Bekim Zogaj është deleguar edhe për një tjetër përballje në Ligën e Kampionëve.

Zogaj, i cili është gjyqtar anësor, do të ndajë drejtësinë në duelin mes RB Leipzig dhe Manchester City.

Gjyqtari kryesor i këtij dueli do të jetë Sandro Scharer, i cili do të ndihmohet nga Stephane de Aleida dhe Bekim Zogaj, teksa në dhomat e VAR-it do të jenë, Fedayi San dhe Lionel Tschudi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme