Gjyqtari i futsallit, Besar Beqiri nesër do të udhëtojë në Austri, ku do të debutojë në UEFA Futsal Cup.
Ai është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Grupit C, të cilat zhvillohen në Linz, e ku bëjnë pjesë Macabi Tel-Aviv nga Izraeli, Shkupi nga Maqedonia, Diamant Linz nga Austria dhe Luxol nga Malta.
Beqiri do të qëndrojë në Austri deri të dielën, ku do të ndajë drejtësinë në tri ndeshje, transmeton kp.
Kjo është hera e parë që një gjyqtar kosovar do ta ndajë drejtësinë në një rang të tillë të garave dhe kjo padyshim shënon një tjetër sukses të radhës për futsallin e Kosovës dhe për vet FFK-në pas pranimit në UEFA në vitin e kaluar.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...