Gjyqtari anësor nuk e ka besuar se Pogba u ndëshkua me karton të kuq

16:28 | 3 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Manchester United ka mposhtur Arsenalin me rezultat 1 me 3 në kuadër të Premierligës.

Mesfushori francez, Paul Pogba, u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Por, edhe pse francezi u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e Jose Mourinhos, me dhjetë lojtarë në fushë, prapë United arriti të mbajë epërsinë prej dy golave.

 

Mourinho u shokua me vendimin e gjyqtarit Mariner por pasi shikoi ndërhyrjen në video, e pranoi se vendimi ishte i drejt.

Megjithatë, më i shokuari si duket ishte asistenti i Mariner, Simon Beck.

Beck në foto duket i habitur me vendimin e kolegut të tij dhe kjo fotografi ka bërë xhiron në rrjete sociale. /arbresh.info/

 

 

 

Të ngjashme