UEFA i ka besuar gjykimin e ndeshjes Greqi – Ishujt Faroe, gjyqtares kryesore nga Kosova, Rita Vehapi dhe asistenteve Lumturije Muhadri e Rinesa Kryeziu. Gjyqtare e katërt do të jetë Festina Koxha.
Katërshja e gjyqtareve nga Kosova do të drejtojnë ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave në Ligën C, Grupi C3, ndërmjet Greqisë dhe Ishujve Faroe.
Kjo ndeshje që do të gjykohet nga Vehapi, Muhadri, Kryeziu dhe Koxha do të zhvillohet nesër (e premte), më 5 prill në Greqi, nga ora 19:00.
Kjo është herë e treta që gjyqtaret nga Kosova ndajnë drejtësinë në një ndeshje të këtij niveli i futbollit të vajzave.
Sipas FFK-së, suksesi i tyre është një dëshmi e fokusit të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit të femrave në vendin tonë, duke ndihmuar në afirmimin e vlerave të sportit dhe përkushtimit. /Telegrafi/
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...