Google ADS

Gjyqtarët shqiptarë thirren përsëri në ndeshje ndërkombëtare

13:09 | 20 Tetor 2017
arbresh.info

Prej datës 21 deri më 29 tetor, gjyqtarët nga Kosova me stemën e FIFA-s, Genc Nuza, kryesor dhe Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni.

Dy gjyqtarët kosovarë janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve. Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet Skoci-Andorë dhe Danimarkë-Andorë.

Dyshes kosovare do t’i bashkëngjiten edhe kolegët nga Kroacia dhe Çekia, për ta formuar katërshen e gjyqtarëve për këto dy ndeshje. Nuza me shokë në ndeshjet ndërkombëtare kanë treguar nivel të lartë të referimit duke marrë nota shumë pozitive. / albeu.com /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme