Google ADS

Gjyqtarët nuk lejojnë fillimin e ndeshjeve para orës 20:30 nga maji deri në shtator

22:04 | 28 Mars 2019
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Spanjës nuk do t’i lejojë ndeshjet të zhvillohen mes muajit maj dhe shtator para orës 20:30 për shkak të temperaturave të nxehta verore.

Zyrtarët e ndeshjeve do të fillojnë ndeshjet jo më herët se 20:30 që nga 20 maj deri më 15 shtator në mënyrë për t’iu shmangur problemeve shëndetësore, transmeton portali arbresh.info.

Sa i përket ndeshjeve në muajin gusht në La Liga, ata nuk do të lejohen të fillojnë para orës 18:30.

Kjo periudhë e mbrojtjes është aprovuar nga Federata e Spanjës dhe është aprovuar nga Këshilli Ndërkombëtar Sportiv më 8 tetor të vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme