Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë.
Në ndeshjen midis Balzanit të Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati.
Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.
Ndërkaq, ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut të Moldavisë dhe La Floritës të San Marinos, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.
Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.
Duhet theksuar se gjyqtarët kosovarë në periudhën e fundit kanë fituar vlerësim të lartë nga UEFA për performancën e tyre./klankosova
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...