Gjyqtarët kosovarë të hendbollit vazhdojnë të delegohen për ndeshje të kupave evropiane. Madje ndeshjet që ata po i drejtojnë janë të nivelit gjithnjë e më të lartë.
Së fundi, Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar në ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, që është gara elitare evropiane, përcjell arbresh.info.
Të shtunën, gjyqtarët mitrovicas drejtuan ndeshjen e hendbollisteve mes Krim Mercator Lubjana dhe Kastamonu Belediyesi GSK (Turqi). Ndeshja është luajtur në kryeqendrën e Sllovenisë, ndërsa fitore shënoi Krimi me rezultatin 36:28.
Dy gjyqtarët kosovarë e kanë kryer punën me sukses.
Ndeshja në Lubjanë i takoi xhiros së 12-të të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Krim Mercator është në vendin e gjashtë me 7 pikë nga 11 ndeshje. Kastamonu është i fundit në grup.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale