Google ADS

Gjyqtarët kosovarë drejtojnë një tjetër ndeshje në Conference League

20:46 | 9 Gusht 2023
KRG

Gjyqtari kosovar, Visar Kastrati për herë të tretë në këtë edicion do ta ndajë drejtësinë në UEFA Conference League.

Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen e parë të rrethit të tretë, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe asaj kazake, Aktobe, përcjell arbresh.info.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 19:00. Kastratit do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme