Google ADS

Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth League

16:08 | 26 Nëntor 2024
D.H

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të ndajnë drejtësi në arenën ndërkombëtare.

UEFA ka deleguar Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor, që të ndajë drejtësinë në ndeshjen Auxerre – Hoffenheim në kuadër të garës Youth League.

Në ndeshjen, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Stade Abbé-Deschamps” në Auxerre, Bejtullahu do të asistohet nga Bekim Rama dhe Fatlum Jashari.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, më 27 nëntor, me fillim në orën 19:00./Arbresh.info

Të ngjashme