Dy gjyqtarët e njohur kosovarë të futsallit, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, kanë shënuar një rrugëtim të suksesshëm duke avancuar në kategorizimin e UEFA-s. Ata tani janë avancuar në kategorinë e parë, falë paraqitjeve të tyre në arenën ndërkombëtare.
Historia e tyre ndërkombëtare nisi kur Kosova u pranua në UEFA në vitin 2016. Në fillim, ata ishin në kategorinë e tretë, por duke treguar potencialin dhe përkushtimin ndaj referimit arritën të avancojnë në kategorinë e dytë, përcjell Arbresh.info.
Me kalimin e kohës dhe përvojën e zgjeruar, Beqiri dhe Ismajli arritën të marrin vlerësimin e merituar dhe të bëhen pjesë e kategorisë së parë të referëve në UEFA.
Kjo kategori është vetëm një hap larg nivelit elitar të UEFA-s dhe tregon jo vetëm profesionalizmin e tyre, por edhe cilësinë dhe aftësinë për të drejtuar me sukses ndeshje të rëndësishme.
Kjo arritje e Beqirit dhe Ismajlit nuk është vetëm një sukses personal, por edhe frymëzim për të gjithë gjyqtarët e rinj në Kosovë./arbresh.info/
Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se demoluan disa ...
“Po bëhet nami” – Sara i tregon Drilonit informacione nga ja...
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë