Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025.
Ata do të jenë në krye të ndeshjes ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00, shkruan Arbresh.info.
Gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, me asistentë Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi.
“UEFA vazhdon delegimin e gjyqtarëve kosovarë në garat evropiane, qoftë në nivel klubesh e qoftë në nivel të kombëtareve. Kësaj radhe një katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar për ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025”, ka shkruar FFK./Arbresh.info/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...