Gjykata vendos përfundimisht – Djokovic humb rastin, ai duhet të largohet menjëherë nga Australia

08:18 | 16 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Në një vendim unanim, gjyqtarët, James Allsop, Anthony Basanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e Djokovic kundër anulimit të dytë të vizës. Arsyet do të publikohen më vonë.

Në orën 5:45 të mëngjesit në Melburn, gjykata bëri publik dënimin.

Ky ishte një rishikim i vendimit për legjitimitetin apo ligjshmërinë e vendimit.

Palët kanë 30 minuta kohë për të paraqitur pyetje për kërkesa të mëtejshme. Por, Djokovoc e humbi çështjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme