Autoritet braziliane thuhet se kanë konfiskuar pasaportën e ish yllit të Barcelonës, Ronaldinhos, i cili ka një borxh të papaguar prej 2.02 milionë euro ndaj shtetit.
Bazuar në ‘ESPN Brazi’, gjykata në Rio Grande do Sul ka konfiskuar pasaportën e tij dhe të vëllait të tij, Roberto Assis, transmeton portali arbresh.info. Çështja ka të bëjë me një platformë peshkimi të ndërtuar mbi brigjet e lumit Guaiaba.
Raporti pohon se platforma ishte ndërtuar në një zonë të mbrojtur, gjë që e bënë këtë ilegale.
Ronaldinho zyrtarisht u pensionua nga futbolli në fillim të këtij viti, të paktën kështu pretendoi Assis, i cili shërben gjithashtu edhe si agjent i tij.
Ai përfundoi karrierën e tij në Brazil pas sezoneve të shpenzuara te Paris Saint Germaini, Barcelona dhe Milani, por vazhdoi të punoj si një ambasador sportiv te “Blaugranët”. 38-vjeçari mori pjesën në hapjen e ceremonisë FIFA Kampionati Botëror 2018, transmeton portali arbresh.info. Ai luajti dy ndeshje futsall me skuadrën indiane Goa 5 në Premierë Ligën e Futsallit në korrik të vitit 2016 para se të filloj me detyrën e tij si ambasador.
Lidhja e tij me Barcelonën është vënë nën vëzhgim gjatë muajve të kaluar si pasojë e mbështetjes së tij publike ndaj presidentit kontrovers të zgjedhur – Jair Bolsonaros. Bazuar në një raport nga gazeta ‘Sport’ në Spanjë, katalunasit e shohin përfshirjen e tij në politikë si të “papranueshme” dhe kanë distancuar vetën nga Ronaldinho si rezultat i kësaj.
“Blaugranët” nuk kanë vendosur ende nëse do t’i jap fund apo jo partneritetit me të, kështu të paktën ka deklaruar një zëdhënës i klubit.
Bazuar në një raport nga ‘KTN’, Ronaldinho kishte në plan të udhëtoj në Kenya gjatë muajit nëntor.
https://twitter.com/KTNKenya/status/1058407831903391744
Siç raporton ‘Reuters’, Ronaldinho ka mbajtur shtetësi të dyfishtë që nga viti 2007, kur iu dha edhe pasaporta spanjolle./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë