Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka dhënë dritën jeshile themelit të Superligës Evropiane të Futbollit.
Sipas këtij vendimi UEFA dhe FIFA nuk kanë pasur të drejtë të ndalojnë këtë projekt kur u parapa të fillonte në vitin 2021, shkruan Arbresh.info.
12 klube si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Liverpool, Juventus, AC Milan, Inter, Real Madrid , Barcelona dhe Atletico Madrid janë bashkuar të gjithë si klube themeluese.
Pas 72 orëve të gjitha klubet angleze, Milani, Interi dhe Atletico Madrid u tërhoqën si pasojë e kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s që nuk do të mund të merrnin pjesë më në evente të tyre.
Teksa pas një kohe u tërhoq edhe Juventusi teksa mbetën vetëm dy klubet spanjolle Barcelona dhe Real Madridi.
Gjatë ditës së sotme është marrur vendimi nga Gjykata Evropiane e Futbollit se UEFA dhe FIFA kanë vepruar jashtëligjshëm kundrejt skuadrave dhe këtij eventi.
“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të futbollit ndërklube, si Super Liga, janë në kundërshtim me ligjin e BE-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
#ECJ: The rules of #UEFA and the Belgian #football association on ‘home-grown players’ could be contrary to #EUlaw 👉 https://t.co/ATb3CgbPxg pic.twitter.com/BlqMf0dOq1
— EU Court of Justice (@EUCourtPress) December 21, 2023
Pas këtij vendimi ishte drejtori i Superligës Evropiane, Bernd Reichart ka reagur lidhur me këtë vendim.
“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është FALAS. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha drejtori i Superligës Evropiane, Bernd Reichart./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...