Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg prej nëntë vitesh për Robinhon

20:12 | 10 Dhjetor 2020
A. B.

Ish sulmuesi i Milanit, Robinho ka marr dënim prej nëntë viteve me burg për përdhunim në grup të një shqiptareje, gjë që është konfirmuar sot nga një gjykatë italiane.

Incidenti ndodhi në një klub nate në Milano më 22 janar 2013, kur viktima, një femër shqiptare, ishte 22 vjeç.

Si Robinho ashtu edhe shoku i tij Ricardo Falco u shpallën fajtorë dhe të dy morën dënime me nëntë vite, të cilat u konfirmuan në nivelin e parë të apelimit në Milano sot.

Dënimi fillestar u konfirmua në tërësi nga Gjykata e Apelit, së bashku me një paketë kompensimi prej 60,000 euro nga secili tek viktima.

Ishin gjithsej gjashtë burra të përfshirë në përdhunim, por katër prej tyre nuk janë identifikuar.

Sistemi italian i drejtësisë ka katër nivele të apelit, kështu që Robinho nuk është ende i detyruar të futet në burg. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme