Liverpooli ka pësuar humbjen e parë këtë sezonë në Anfield Road, me rezultat 1-0 ndaj Crystal Palace në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.
Eberechi Eze kaloi në epërsi skuadrën mysafire të Crystal Palace në minutë ne 14-të, shkruan Arbresh.info.
‘The Reds’ deri në fund të lojës u munudan që së paku të barazojnë rezultatin mirëpo kjo nuk ishte e mundur pasi Palace pati një mbrojtje të çeliktë.
Në minutën e 73-të, ish lojtari i Liverpoolit, Nathaniel Clyne largoi goditjen e Diogo Jotas nga porta për të shpëtuar barazimin.
Kurse rastin më të mirë e pati Curtis Jones në minutën e 76-të, kur u gjend i vetëm para portës por që goditja e tij shkoi jashtë.
Deri në fund Liverpooli provoi edhe disa herë tjera mirëpo nuk gjeti golin.
Pas kësaj humbje ‘The Reds’ bëjnë një hap fals drejt titullit kampion në Premier League, tani ndodhen në pozitën e tretë me 71 pikë dy më pak se City lider.
Teksa 71 pikë ka edhe Arsenali që sot me fillim nga ora 17:30 luan ndaj Aston Villës lojën e mbetur të kësaj xhiro./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...