Gjoshi e Xhemajli eliminohen nga Lojërat Evropiane

17:40 | 1 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Lorand Gjoshi dhe Blandine Xhemajli janë eliminuar nga garat e kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Kajakuesit tanë dhanë maksimumin edhe në disiplinën kros, por që nuk mjaftoi që të kualifikohen në tetë më të mirët.

Në konkurrencën e meshkujve, Gjoshi doli i 43-ti nga 52 garues.

Në kualifikimet e disiplinës “cross” u paraqit edhe Blandine Xhemajli.

Garuesja e Kosovës e mbylli garën në vendin e 34-t, nga 39 sa garuan gjithsej, dhe ishte larg prej zonës që siguronte avancimin tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme