Tenisti serb, Novak Gjokoviq, kërkoi falje pasi goditi një gjyqtare me top, në turneun US Open, duke thënë se i vjen “jashtëzakonisht keq”.
Tenisti numër një në botë u diskualifikua në rrethin e katërt të ndeshjes me spanjollin Pablo Carreno Busta, për shkak të incidentit.
“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar dhe bosh”, tha Gjokoviq përmes një postimi në Instagram.
“Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar stres të tillë [gjyqtares]”, shtoi ai.
Gjyqtarja, e cila u godit në fyt në një moment të zemërimit të Gjokoviqit, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjokoviq tha se i kërkon falje turneut US Open dhe secilit për sjelljen e tij, transmeton REL.
“Sa i përket diskualifikimit, duhet të punoj në zhgënjimin tim dhe ta kthej atë në një mësim për rritjen time si lojtar dhe si qenie njerëzore”, tha Gjokoviq.
Turneu i tenisit US Open 2020 ka nisur javën e kaluar në Nju Jork.
Open zhvillohet pa spektatorë në stadiume, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?