Ernest Gjoka është shprehur me superlativa për Shkëndijës që mundi në udhëtim një skuadër të fortë si Botosani. Sipas tij, kuqezinjtë luajtën me shpirt dhe zbatuan detyrat.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e thamë edhe dje në konferencën për shtyp. E dinim kë kishim kundërshtar dhe e njihnim potencialin e tyre”.
“Luanim në transfertë, në shtëpinë e tyre. Ne shënuam duke bërë detyrat ashtu siç duhet dhe mendoj që kjo është një fitore ku skuadra meriton fjalët më të mira, për shpirtin e garës dhe për disiplinën taktike që zbatoi me përpikëri”, ka deklaruar trajneri, citon SuperSport.
Duke komentuar golin e bukur të Besart Ibraimit, ka thënë: “Goli në minutat e para të jep mundësi për të kontrolluar lojën dhe pse jo të shënosh edhe të dytin. Duke pasur një lojtar i Besart Ibraimi, që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen.
“Ishte një ndeshje shumë e egër, me një kundërshtar që vrapoi shumë. Zbatuam detyrat taktike, ndeshjet në Evropë fitohen kështu. Mendoj që ishte i rëndësishëm pozitiviteti dhe sakrifica e skuadrës, të gjithë sot ishim të shkëlqyer, kjo fitore është vetëm për ata çuna, skuadra po vjen aty ku duhet”.
Në fazën tjetër, Shkëndija luan përballë Tottenhamit, ndërsa trajneri shprehet: “Fati i keq i Shkëndijës është se në turin e tretë do të kemi një nga ekipet elitare të futbollit evropian, sepse pretendonim se mund të shkonim akoma dhe më lart”.
“Alimi? Më vjen keq që nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Bëri detyrën kur mori kartonin. Sakrifikoi për grupin. Të fokusohemi te kampionati, është e rëndësishme që skuadra të ngrihet gradualisht”.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje