“Gjithë jetën te Inter”, mbrojtësi i premton besnikëri zikaltërve

22:15 | 1 Maj 2024
KRG

Alessandro Bastoni, pavarësisht sirenave të merkatos, nuk e mendon një karrierë pa fanellën e Inter dhe ngjyrat zikaltër. Në një intervistë të fundit për Sky Sport, Baston theksoi se e ka ndjerë gjatë gjithë kohës dashurinë e tifozerisë ndaj ndjen nevojën për t’ia shpërblyer popullit zikaltër të gjithë besimin e treguar edhe në momentet më të vështira.

“Personalisht unë nuk kam frikë të them se do të qëndroj te Inter gjatë gjithë karrierës. Këtu më kanë treguar dashuri nga dita e parë dhe jo vetëm mua, por të gjithë skuadrës. Nuk e kam fjalën vetëm në momente feste si titulli i këtij sezoni, por edhe në momente të vështira siç ishte humbja e titullit në vitin 2022 apo edhe finalja e Champions League ndaj Manchester City.

Ndaj, e them me bindje se kam detyrën që t’iu shpërblej tifozëve këtë dashuri që kanë treguar ndaj skuadrës”, u shpreh Bastoni./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme