Shorti për fazat e grupeve të sezonit 2019/2020 në UEFA Ligë të Kampionëve do të tërhiqet të enjten më 29 gusht duke filluar nga ora 18:00 dhe aty do të jenë 32 skuadra të përfshira dhe të ndara në tetë grupe nga katër skuadra.
Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Valencia, Liverpool, Chelsea, Manchester City, Tottenham, Juventus, Napoli, Inter, Atalanta, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Paris Saint-Germain, Lyon, Lille, Zenit, Lokomotiv Moscow, Benfica, Shakhtar Donetsk, Genk, Galatasaray dhe RB Salzburg tashmë kanë siguruar pozitat e tyre në short, transmeton portali arbresh.info.
Gjashtë skuadra do të shtohen pas përfundimit të ndeshjeve kthyese të play-off’it në Ligë të Kampionëve dhe këto ndeshja zhvillohen sot (e martë) dhe të mërkurën.
Skuadrat do të jenë të ndara në katër vazo, të cilat janë të përcaktuara ose nga shuma e pikëve të mbledhura në pesë vitet e mëparshme ose nga koeficienti i federatave të tyre gjatë kësaj periudhe.
Vetëm vazo e parë është kompletuar deri tani teksa fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Evropa LIgës janë shfaqur mes kampionëve të ligave me koeficientet më të mirë.
Prandaj, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Juventus, Bayern Munich, Barcelona, PSG dhe Zenit tashmë kanë siguruar nga një vend në vazot e parë të shortit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...