Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se është duke bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar qëndrimin e Iscos në klub duke e mbajtur atë njëkohësisht larg transferimit te Barcelona.
E ardhmja e futbollistit vazhdon të mbetet ende e pa qartë te klubi në ‘Santiagio Bernabeu’ për shkak se ende nuk ka pranuar kontratë të re, transmeton portali arbresh.info.
Isco është në negociata rreth një marrëveshje të përmirësuar, por top klubet e tjera thuhet se janë gjithashtu duke vëzhguar situatën e tij.
Reprezentuesi spanjoll, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018, është duke u kërkuar për transferim në Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint Germain.
Po ashtu, Barcelona është e interesuar për të siguruar shërbimet e tij nga rivali i tyre në La Liga./arbresh.info
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” fillon ...