Pronari i Manchester City, Sheiku Mansour, ka blerë në mënyrë sekrete trofeun më të vjetër që ka mbijetuar nga gara më e vjetër i futbollit në botë, Kupës FA, për 760 mijë funte.
Bashkëpronari i West Hemit, David Gold, i cili ishte në pronësi të trofeut që është përdorur nga viti 1896 deri në 1910, ka dashur ta shesë Kupën që vitin e shkuar dhe ajo rrezikonte të përfundonte jashtë Britanisë.
Por, Mansour nuk donte që trofeu i dytë i kësaj gare të përfundonte jashtë, duke qenë se është edhe Kupa që City fitoi për herë të parë në vitin 1904, prandaj e bleu atë. Deri tani, kjo Kupë ishte ekspozuar në Muzeun e Historisë së Futbollit dhe Mansour ka vendosur që ta lërë atje./Arbresh.info/
Peci e bën këshilltar djalin e dëshmorit
OKB: 70% e viktimave në Gaza janë gra dhe fëmijë
Të hënën mbahet seancë plenare
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun objekti...
Çfarë përmban zarfi i zi? Këtë e diskutojnë Gresa dhe Vullne...
Vullneti dhe Gresa i komentojnë veprimet e Gjestit