“Gjithçka do të jetë e jotja, vetëm mos ik”, Presidenti i Francës dhe emiri i Katarit takim me Mbappen

21:55 | 26 Shkurt 2024
KRG

Kylian Mbappe është shumë afër largimi të Paris Saint-Germaint drejt klubit spanjoll Real Madrid.

Sipas mediumi francez, Le Parisien, ka raportuar se Kylian Mbappe është ftuar për një takim nga presidenti i Francës, Emanuel Macron si dhe emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani, përcjell Arbresh.info.

Kjo nuk është hera e parë që PSG shfrytëzon autoritetin e tyre, duke e vënë Mbappen në një takim me presidentin e vendit, pasiqë e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin 2022, ku Mbappe ishte takuar me Macronin dhe shumë media e kanë cilësuar si “ takim ku është ndryshuar vendimi i Mbappes”.

Megjithatë, shumë media spanjolle kanë raportuar se francezi tanimë ka rënën në marrëveshje me Real Madridit për tu bashkuar me ta gjatë verës, ndërsa janë në diskutime për detajet e vogla. /Arbresh.info/

Të ngjashme