Google ADS

Gjithçka çka duhet të dini rreth sezonit 2021/22 në futbollin botëror

23:12 | 31 Dhjetor 2021
.

Ky vit ishte njëri ndër vitet më të vështira për mbarë njerëzimin, pasiqë botën e kishte goditur një pandemi e cila nuk dihej se çfarë po ndodhte.

Në futbollin botëror si tërësi, gjatë kësaj kohe, janë shfaqur probleme të ndryshme, si p.sh probleme financiare tek disa skuadra, shumë lojtarë dhe staf teknik të infektuar me Covid-19, mos prezenca e tifozëve në ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës përshkak të kufizimeve në disa shtete etj.

Njëri ndër kompeticionet më interesante që ka ndodhur gjatë këtij viti ishte “EURO 2020” e cila përshkak të pandemisë, është shtyrë për në vitin 2021 që po e lëmë pas.

Ku është mbajtur “EURO 2020”?

UEFA ka vendosur që për herë të parë në histori të këtij kompeticioni të mbahet në gjithë kontinentin e Evropës, më saktësisht në 11 qytete të ndryshme në shtete të ndryshme.

Cilat Kombëtare ishin finalist?

Dy finalistes në fund ishin Anglia dhe Italia të cilët e kanë zhvilluar finalen e “EURO2020” në Wembley të Anglisë.

Golin e parë të finales e ka shënuar Luke Shaw, ku edhe shuajti shpresat e italianëve për një fitore të mundshme.

Në pjesën e dytë, italianët janë kthyer nga dhoma e zhveshjes të motivuar dhe të egër për të gjetur golin e barazimit të rezultatit.

Heroi i kombëtares së Italisë, ishte Leonardo Bonucci i cili shënojë golin e barazimit, duke quar ndeshjen në vazhdime dhe drejt penalltive ku italianët, kanë shënuar fitore me rezultat 3-2.

Italia pas plot 53 vitesh e kishte fituar këtë trofe, ku atë të parën e kishte fituar në vitin 1968.

Ndërsa anglezëve i është shuar ëndrra, ku gjatë gjithë kompeticoni ishin të shoqëruar më sloganin “It’s coming home”, “është duke u kthyer në shtëpi”, shkruan arbresh.info.

“COPA AMERICA 2021”

Një tjetër kompeticion kontinental, ku bëjnë pjesë kombëtare të mëdha të futbollit ndërkombëtarë si Brazili, Argjentina, Uruguai etj, është mbajtur në vitin të cilët tashmë po e lëmë pas.

Futbolli i Amerikës Latine njihet ndryshe si futbolli atraktiv, ku sipas analistëve të ndryshëm quhet edhe si “kërcimi me top”, ku ndodhin shumë lëvizje të bukura të lojtarëve të ndryshëm.

Dy finalistët në këtë kompeticon ishin Brazili dhe Argjentina.

Një ndeshje më shumë energji dhe shumë raste të krijuara.

Argjentina e Lionel Messit shënoj fitore ndaj Brazilit të Neymar Jr, me rezultat 1-0 ku autor i goli ishte Angel Di Maria.

Pas kësaj finale, Lionel Messi krijoj histori dhe i është plotësuar ëndrra për të fituar së paku një trofe me kombëtaren e tij.

Ky trofe është i 15-ti për Kombëtaren e Argjentinën e cila tashmë është barazuar me Uruguain e cila poashtu ka 15-të.

Argjentina ishte e pamposhtur gjatë garës së tyre drejt finales, ku në 20 ndeshjet e tyre të fundit nuk kishin shënuar asnjë humbje.

Ndërsa edhe Brazili ka qenë mjaftë e përgatitur, ku humbja e tyre e fundit ishte kundër Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 2018.

“UEFA Champions League”

Njëra ndër ligat më të mëdha të futbollit në Evropë.

Sezoni 2021/22 është sezoni i 67-të i këtij kompeticioni, ishte poashtu i 30-ti që kur është riemëruar në “UEFA Champions Leage”.

Liga e Kampionëve ka filluar më 22 qershor të këtij viti dhe do të zgjat deri më 28 maj të vitit 2022.

Ku do të mbahet finalja?

Finalja do të zhvillohet në “Gazprom Arena” e cila gjendet në Shën Petersburg të Rusisë.

Vendi i veçantë në ishullin Krestovsky u projektua nga arkitekti japonez Kisho Kurokawa, vizioni i të cilit ishte për një anije kozmike që ishte ulur në brigjet e Gjirit të Finlandës.

Ky stadium është pjesë e skuadrës ruse, Zenit që nga viti 2017.

“UEFA European League”

Kompeticioni i dytë më i madhi në botë.

Ky sezon është sezoni i 51-të i cili kishte startuar më 5 gusht të vitit 2021 dhe do të të zgjat deri më 18 maj të vitit 2022.

Veçoria e këtij kompeticioni është se fituesi i finales do të sigurojë automatikisht një kualifikim në Champions League në sezonin vijues. Futja e Ligës së Konferencave të UEFA-s të Evropës nënkupton disa ndryshime të rëndësishme për Ligën e Evropës.

Faza e grupeve është reduktuar nga 48 në 32 ekipe – tetë grupe me nga katër. Fituesit e tetë grupeve kalojnë automatikisht në raundin e 16-të.

Do të ketë play-off të raundit me eliminim direkt para raundit të 16-të, këto do të jenë midis tetë nënkampionëve të grupeve të UEFA Europa League dhe tetë ekipeve të renditura të treta nga grupet e UEFA Champions League.

Ku do të zhvillohet finalja?

Finalja e Ligës së Evropës do të mbahet në “Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan” në Sevilla të Spanjës.

Fillimisht ishte planifikuar të mbahet në “Puskas Arena” në Budapest, por përshkak të shtyrjes dhe zhvendosjes së finales së vitit 2020, lokacioni i zhvillimit të finales së sezonit 2021/22 është shtyrë, shkruan arbresh.info.

“UEFA Super Cup”

Ky kompeticoni mbahet mes fituesin e Champions League dhe të atij të European League.

Në sezonin 2020/21, dy skuadrat të cilët ishin përballur ishin Chelsea-Villareal.

Chelsea ishte fitues i Ligës së Kampioneve në sezonin e fundit dhe Villareali ishte fitues i Ligës Evropiane.

Ndeshja ishte zhvilluar në “Windsor Park” në Belfast të Irlandës më 11 gusht.

“Conference League”

Për herë të parë në më shumë se 20 vjet, zhvillohet një sezon i tretë i UEFA-s për konkurrencën e klubeve të futbollit për meshkuj në formën e Ligës së Konferencës së Evropës UEFA.

Në këtë kompeticion  janë total 184 skuadra ku disa prej tyrë janë nga Kosova Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kur do të mbahet finalja?

Finalja e Conference League do të mbahet në “Air Albania” në Tiranë të Shqipërisë, kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni e cila për së pari herë në histori ka filluar gjatë vitit 2021.

Çfarë pritet të ndodh gjatë vitit 2022 në futboll?

Gjatë vitit 2022 përveç Ligave të cilët janë të cekur më lartë do të mbahet edhe Komepticoni më i madh botëror, “World Cup”.

Kjo garë do të mbahet në katar, ku më datën 22 nëntor të vitit 2022  do të zhvillohet ndeshja e parë.

Ndërsa finalja do të luhet më 18 djetor.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 kombëtare të cilët do të garojnë në tetë grupe, ndërsa orari i plotë i ndeshje do të  konfirmohet pas shortit në prill të vitit 2022.

Kombëtare si Skocia dhe Uellsi janë të vendosura në play-off të cilët do të ballafaqohen më muajin marsnë vitin 2022.

Kampionati Botëror i FIFA-s “Katar 2022” do të jetë jo vetëm turneu i parë i këtyre përmasave që zhvillohet në botën Arabe, por do të jetë njëkohësisht kampionati me distancat më të shkurtra, duke bërë të mundur që tifozët të marrin pjesë në më shumë se një ndeshje në ditë.

Për të përballuar temperaturat e larta të stinës së verës, çdo stadium, impiant stërvitor dhe zonë tifozësh është e pajisur me teknologji ftohëse që operon me energji diellore, për ta mbajtur temperaturën në 27ºC.

Të gjitha stadiumet janë pajisur me teknologji miqësore me mjedisin dhe temperatura e tyre do të jetë e kontrollueshme.

Katari është shtëpia e më pak se 3 milion njerëzve, kështu që strukturat sportive të trashëguara nga turneu do të menaxhohen me kujdes. Për këtë qëllim, organizatorët janë zotuar të ndërtojnë stadiume me elementë të lëvizshëm, të cilët do të rikonfigurohen pas turneut për të siguruar një trashëgimi të qëndrueshme të Kupës së Botës FIFA 2022, përtej kufijve të Katarit.

Pas turneut, rreth 170 mijë ulëse do të çmontohen dhe do t’u dhurohen vendeve në zhvillim, për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës së tyre sportive. Pritet që me këto materiale të dhuruara të ngrihen rreth 22 stadiume të reja në vendet me ekonomi në zhvillim.

Ky proces rikonfigurimi do ta lërë Katarin me stadiume me kapacitet nga 20 deri në 25 mijë vende, të cilat do të jenë të përshtatshme për të përmbushur nevojat e brendshme për argëtim.

Cilët Kombëtarë kanë siguruar kualifikim tutje?

Shteti i Katarit e cila është nikoqire,  është kombëtarja e parë e konfirmuar.

Ndërsa skuadra e parë e cila e ka siguruar kualifikim tutje nga play-offi, është  Gjermania, e cila e sigurojë një vend  gjatë procesit të kualifikimit në muajin tetor si liderë i grupit J të UEFA-së, ndërsa Danimarka e rezervoj vendin e dytë një ditë më vonë.

Në muajin nëntor, Brazili  e cila është kombëtarja me më së shumti Kupa të Botës të fituara, siguroi kualifikimin si një nga katër skuadrat më të mira të Amerikës së Jugut.

Ndryshe nga Euro 2020, do të ketë një lojë play-off për vendin e tretë më 17 dhjetor.

Ndërsa kombëtare të tjera janë: Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, dhe Argjentina.

Ndërsa 17 kombëtarët e tjera, do të mësohen pas play-offit.

Gjëja më e jashtëzakonshme në futboll gjatë këtij viti?

Gjëja më e jashtëzakonshme e ndodhur gjatë këtij viti ishte mbyllja e stadiumeve, ku janë zhvilluar disa ndeshje pa praninë e tifozëve.

Shumë ndeshje të futbollit janë zhvilluar pa tifozë, përshkak të kufizimeve nga shtetet e ndryshme për t’i mbrojtur njerëzit nga infektimi me Covid-19.

Gjatë këtij viti, dy ndeshje të mëdha të Ligës së Kampioneve, janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ndeshja Bayern Munich-Barcelona dhe RB Leipzig-Manchester City të cilët kanë qenë të paraparë të mbahen më 7 dhe 8 dhjetor, janë zhvilluar më tribuna të zbrazëta. /arbresh.info/ Kasim Gërbeshi/

 

 

Të ngjashme