Berat Gjimshiti u shfaq përkrah trajnerit Sylvinho në bisedën me gazetarët. Kapiteni i kombëtares shqiptare preku disa tema përpara miqësores kundër Kilit.
“Kili është një ekip i fortë. Kanë cilësi, në vitet e fundit kanë qenë në Botërore dhe Kupa Amerike. Test i rëndësishëm. Nuk jemi mësuar të luajmë me kombëtare të tilla.
Mbrojtja? Nuk janë vetëm ata Kumbulla dhe Ismajli. Është Mihaj, është Veseli. Flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi shumë kohë në Kombëtare. E vendos trajneri kush luan.
Mbrojtja ka po aq rëndësi sa aspekti sulmues. Janë të dyja të rëndësishme, por më e rëndësishme është që ekipi të luajë bashkë. Nuk është vetëm mbrojtja që mbron, por i gjithë ekipi. Njësoj ndodh edhe në fazën sulmuese.
Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali do të jetë shumë bukur. Ka shumë shqiptarë këtu, të cilët do të na përkrahin nesër.
Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo!
Por, ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vetëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.
Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur. Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar.
Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror. Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka./ss
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...