Google ADS

Gjimshiti synon një tjetër sukses me Atalantën këtë sezon

12:23 | 24 Prill 2024
D.H

Atalanta sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Fiorentinës në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Kupën e Italisë.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Sfida e parë ka përfunduar me rezultat 1-0, në të mirë të Fiorentinës.

Teksa sonte kërkon rikthimin dhe kualifikimin në finalen e madhe, pas atij suksesi në Europa League kur arritën në gjysmëfinale.

Skuadra ku luan futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti nëse arrin kualifikimin në finale luan ndaj Juventusit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme